Bota

Paralajmërohet kallëzim penal ndaj Vuçiqit për “ryshfet prej 100 eurove ndaj të rinjve”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mund të jetë cak i drejtësisë së shtetit serb pasi po përgatitet një kallëzim penal ndaj tij.

I pari i shtetit serb ka deklaruar ditë më parë se do t’i ndajë nga 100 euro për secilin të rinj për të përballuar krizën ekonomike.

“Lëvizja për Ndryshim” këtë po e sheh si ryshfet dhe ekipi juridik i saj, po përgatit një kallëzim penal ndaj presidentit, raporton nova.rs.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Deri në fund të javës do ta dorëzojmë kallëzimin në Prokurori. Nuk ka dyshim se krimi është kryer. Dilema është se kur do të gjykohet”, ka shkruar Janko Veselinoviq në Twitter.

Kujtojmë se neni 156 i Kodit Penal të Serbisë thotë se “kushdo që ofron, jep, premton një shpërblim, dhuratë ose ndonjë përfitim tjetër për të votuar në zgjedhje ose referendum pro ose kundër një personi ose propozimi të caktuar, do të dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *