BotaKryesore

Paralajmërimi: Vala e radhës e COVID-19 në Gjermani po rritet me shpejtësi

“Mund të pritet që numri i infektimeve gjatë muajve të vjeshtës dhe të dimrit të rritet”, shkruan Instituti Robert Koch (RKI) në raportin e tij të ri javor mbi pandeminë.

RKI raporton se të premten (22.10) janë regjistruar 19.572 infektime të reja brenda një dite. Kjo është 8.054 raste më shumë se një javë më parë. Incidenca javore rritet në 95.1 nga 85.6, sa ishte një ditë më parë. Shifra tregon se sa njerëz për 100.000 banorë janë infektuar me koronavirus në shtatë ditët e fundit. Edhe mjekët e mjekësisë intensive japin alarmin për shkak të mungesës së infermierëve.

4000 shtretër më pak

Shoqata Ndërdisiplinore Gjermane për Kujdesin Intensiv dhe Mjekësinë Emergjente (Divi) njoftoi se “mund të pritet një kufizim i dukshëm në kujdesin ndaj popullatës” në periudhën e ardhshme. Aktualisht janë në përdorim 22.207 shtretër të kujdesit intensiv, ndërsa në fillim të vitit ishin 2.475. Muajt ​​e fundit ka pasur një përkeqësim të gjendjes që ka rezultuar me largimin e infermierëve të rregullt, njofton Divi.

“Një valë e parashikueshme e rëndë e vjeshtës dhe dimrit” me shumë pacientë me COVID-19, por edhe sëmundjet e tjera infektive të organeve të frymëmarrjes, si gripi, mund të krijojë për mjekësinë intensive në Gjermani një gjendje të papërballueshme, citohet të ketë thënë Stefan Kluge, drejtor i Klinikës për Mjekësinë e Kujdesit Intensiv, gjatë një prezantimi në Qendrën Mjekësore Universitare Hamburg-Eppendorf.

Lexo më shumë  27 vjet nga dalja publike e UÇK-së në skenë

“Vala e katërt tashmë ka filluar dhe vazhdon të rritet me shpejtësi”, shkroi eksperti i Divi, Christian Karagiannidis në Twitter. Ekziston ende një korelacion shumë i ngushtë midis incidencës dhe rasteve të reja në njësitë e kujdesit intensiv. Sipas Regjistrit të Kujdesit Intensiv Divi, numri i pacientëve me COVID-19 atje tani është rritur në rreth 1.540.

Sërish më shumë raste nëpër shtëpitë e kujdesit për të moshuarit

Deutschland Coronavirus l Schnelltest, Testzentrum in Hanau
Sipas raportit të RKI, gjithnjë e më shumë shpërthime të infektimeve janë vërejtur në objektet mjekësore por edhe në shtëpitë e të moshuarve. Për herë të parë që nga java 3 – 9 maj, incidenca shtatë-ditore tek njerëzit e moshës mbi 90 vjeç është rritur javën e kaluar në mbi 50 të infektuar në 100.000. Në deklaratë thuhet se infektimet janë zvogluar dukshëm pas vaksinimeve, por ndër të infektuarit ka edhe të vaksinuar. Të moshuarit janë veçanërisht të rrezikuar nga infektime të tilla, sepse ato mund të jenë edhe me fatalitete.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Sipas RKI, “pritet” që në të ardhmen të ketë më shumë të infektuar tek personat e vaksinuar plotësisht, sepse po “shtohen gjasat e kontakteve të personave të vaksinuar me këtë virus”.

Por RKI pohon se infektimet me pasoja të rënda janë shumë të rralla tek njerëzit e vaksinuar. Ka dhe shumë njerëz që janë vaksinuar vetëm me Johnson & Johnson. Njerëzit që kanë marrë këtë vaksinë rekomandohen nga Komisioni i Përhershëm i Vaksinimit, pavarësisht moshës, të marrin edhe një dozë shtesë të vaksinës mRNA.

Në raportin e RKI thuhet se incidenca dukshëm më të larta se të moshuarit janë regjistruar tek grupmoshat më të reja, kur shkalla e vaksinimit është më e ulët. Në rastin e fëmijëve dhe adoleshentëve nga mosha dhjetë deri në 14 vjeç, javën e kaluar kishte 182 të infektuar për 100.000 banorë. Por rastet janë shtuar edhe tek personat e moshës së mesme (35 deri në 44).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *