Bota

Paralajmërimi i zyrtarit europian: Nëse Bosnja shpërbëhet, pasojat do të ndihen në të gjithë rajonin

Nëse Bosnjë-Hercegovina shpërbëhet pasojat do të ndihen në të gjithë rajonin. Kështu ka paralajmëruar për Reuters, përfaqësuesi i lartë europian në Bosnjë-Hercegovinë, Christian Schmidt.

“Nëse vendi ndahet, diçka që për momentin nuk është e afërt dhe nuk e synon asnjë shtet, Bashkimi Europian dhe Serbia do të duhet të rikalibrojnë busullat e tyre politike. Për mua, është në interesin e vetë Serbisë që Bosnjë-Hercegovina të ketë stabilitet. Trazirat në këtë rajon do të ndikojnë edhe në marrëdhënien e vështirë mes Serbisë dhe Kosovës në një mënyrë të njëjtë ose të ngjashme”, tha Schmidt.

Lexo më shumë  Rusia po rekruton burra të dehur nga qendra rehabilitimi për frontin ushtarak

Komentet e të dërguarit europian u bënë pas paralajmërimit të liderit serb të Bosnjës, Milorad Dodik, për krijimin e një ushtrie të serbëve të Bosnjës brenda federatës. “Nëse kjo është e vërtetë atë herë komuniteti ndërkombëtar do të duhet të rimendojë seriozisht opsionet e veta”, tha Schmidt.

Shpërbërja e shtetit të krijuar pas rënies së Jugosllavisë nuk po ndodh tani, shtoi i dërguari europian, por paralajmëroi se nëse vijohet me degradimin e marrëveshjes së Dejtonit, “ka shumë gjasa që vendi të ndahet”.

Lexo më shumë  Irani konfirmon vrasjen e shefit të Inteligjencës së Gardës Revolucionare

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *