BotaKryesore

Paralajmërimi i Zelenskyt: Nëse nuk qëndrojmë, do të pasojë lufta e tretë botërore

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky bëri thirrje për mbështetje më të fortë ushtarake nga vendet perëndimore, duke paralajmëruar se nëse Ukraina nuk mund ta mposht Rusinë, konflikti do të përshkallëzohej në luftën e tretë botërore.

Duke folur për mediat gjermane, ai tha se kancelari gjerman, Olaf Scholz e kishte kuptuar më mirë natyrën reale të kërcënimit pas takimit të tyre në Berlin vitin e kaluar dhe se Gjermania kishte filluar të rrisë mbështetjen ushtarake.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Përshtypja ime është se kancelari Scholz e kuptoi se Putini nuk është vetëm një emër, por një kërcënim dhe jo vetëm kërcënim për Ukrainën”, tha udhëheqësi ukrainas për presidentin rus në një intervistë me transmetuesin publik ARD.

Ai shtoi se vendet evropiane, kryesisht ato baltike, mund të jenë objektivi i ardhshëm i Rusisë.

“Unë mendoj se kancelari Scholz mendon se nëse nuk rezistojmë, Rusia do t’i afrohet më shumë Gjermanisë. Kancelari Scholz e kupton që ekziston një rrezik i tillë dhe është padyshim lufta e tretë botërore. Nëse Rusia godet këtë apo atë vend të NATO-s, Në çdo rast do të nënkuptonte fillimin e Luftës së Tretë Botërore”, tha lideri ukrainas.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Ndryshe, Zelensky përsëriti thirrjen për vendet perëndimore që të rrisin mbështetjen e tyre për Ukrainën dhe tha se pret që Gjermania të luajë një rol udhëheqës në Evropë për sa i përket mbështetjes ushtarake për vendin e tij.

Rruga Press

YouTube player