Paralajmërimi i gjeneralit amerikan: Kina po zhvillon aftësi për të sulmuar Tajvanin
Gjenerali amerikan Mark Milley tha se Shtetet e Bashkuara po monitorojnë nga afër situatën në Paqësor, veçanërisht në kontekstin e një sulmi të mundshëm kinez në Tajvan.
Në një intervistë për BBC, Milley tha se Kina po zhvillon qartë aftësitë e saj që do të shërbenin për të organizuar një sulm ndaj Tajvanit në një kohë të caktuar.
“Për sa i përket aftësive të goditjes, unë mendoj se Kina po i zhvillon ato. Presidenti Xi Jinping ka folur në konferenca për Ushtrinë Çlirimtare Popullore Kineze se po zhvillon aftësitë e goditjes në një moment. Nëse ata e bëjnë këtë apo jo është një zgjedhje politike që do të bazohet në mënyrën se si kinezët shohin përfitimet e një akti të tillë në ato kohë”, tha Milley.
Megjithatë, përkundër aktiviteteve dhe provokimeve të shumta kineze, gjenerali amerikan është i mendimit se sulmi nuk do të kryhet në të ardhmen e afërt.
“Në këtë pikë nuk ka indikacione apo paralajmërime për ndonjë gjë të afërt, por përsëri, ne po e monitorojmë situatën me shumë, shumë kujdes”, tha gjenerali amerikan.
Po ashtu, shumë analistë besojnë se mundësitë për një sulm në këtë kohë janë të vogla.
“Pekini pranon se një veprim i tillë do të ishte shumë i kushtueshëm dhe katastrofik, jo vetëm për Kinën, por për të gjithë botën. Qëndrimi i qëndrueshëm i Kinës do të ishte të kërkonte një bashkim paqësor me Tajvanin dhe do të vepronte vetëm nëse përballej me provokim”, shkruan BBC-ja.
I vetmi shkas për luftë ndoshta do të ishte një lëvizje në të cilën Tajvani do të shpallte zyrtarisht pavarësinë nga Kina.
“Kjo është diçka që presidenti i Tajvanit Tsai Ing-wen e shmang, por insiston të flasë për Tajvanin si një shtet sovran”, thuhet në analizën e mediumit britanik.
Situata pothuajse u përshkallëzua në fund të vitit të kaluar kur Kina dërgoi një numër rekord avionësh luftarakë në atë që Tajvani e konsideron operacionin e saj mbrojtës.
Rruga Press