Paralajmërimi bërthamor i Putinit ‘i rrezikshëm dhe i papërgjegjshëm’ – shefi i NATO-s
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s i është përgjigjur këtë pasdite vendimit të Vladimir Putin për të vënë forcat bërthamore të Rusisë në “gadishmëri speciale”.
Jens Stoltenberg tha se njoftimi është “retroik i rrezikshëm”, duke shtuar: “Kjo është një sjellje e papërgjegjshme”.
Ai i tha CNN: “Dhe sigurisht kur kombinoni këtë retorikë me atë që ata po bëjnë në terren në Ukrainë – duke bërë luftë kundër një kombi të pavarur, sovran, duke kryer pushtim të plotë të Ukrainës – kjo shton seriozitetin e situatës.”
Rruga Press