Parada e turpit e Vladimir Putinit, me vetëm një tank, Bild: Edhe veteranët i kishte marrë “borxh”
Kjo paradë ishte thjesht e turpshme- dhe një mashtrim i madh…
Rusia festoi të martën Ditën e Fitores të ushtrisë sovjetike mbi Gjermaninë naziste. Në Sheshin e Kuq, diktatori Vladimir Putin vendosi trupat e tij përpara mureve të Kremlinit.
Por veteranët e luftës pranë tij nuk luftuan kurrë kundër Gjermanisë!
Këtë e raporton gazetari Julian Hans, ish-korrespondent i Sueddeutsche Zeitung në Moskë.
Genadi Zaitsev, i lindur në vitin 1934, ulet në të majtë të Putinit. Në fund të luftës, ai ishte vetëm 11 vjeç! Pra, ai nuk mund të kishte marrë pjesë në luftën kundër Gjermanisë naziste, thotë eksperti i Moskës.
Sipas faqes polake të lajmeve Onet, ai u thirr vetëm në vitin 1953 dhe mbeti në ushtri pas shërbimit ushtarak dhe iu bashkua KGB-së në vitin 1959.
‘Merita’ e tij më e madhe: si komandant i një njësie speciale të KGB-së, ai ishte i përfshirë në shtypjen e Pranverës së Pragës në vitin 1968.
Në të djathtë: Yuri Dvojkin. Në vitin 1942, sipas Onet, ai doli vullnetar në ushtri, por nuk shkoi kurrë në front.
Në vitin 1944 u në snajper, më pas ishte pjesë e një operacioni për të ‘likuiduar nëntokën nacionaliste në Ukrainën Perëndimore’. Me policinë sekrete të Stalinit, ai gjurmoi nacionalistët ukrainës në brendësi të vendit.
E gjithë parada në fakt ishte një dështim
Në vend të një shfaqje spektakolare me fluturime, rusët duhej të kënaqeshin me një dislokim trupash- dhe një fjalim të ashpër lufte nga diktatori i tyre.
Siç raporton Onet, në paradën e këtij viti morën pjesë numri më i vogël i personelit ushtarak që nga viti 2008.
Pavarësisht mijëra ushtarëve, pajisjeve të rënda të luftës dhe sistemeve raketore, formacionet ushtarake që u përfaqësuan vitin e kaluar, nuk u shfaqën këtë herë- duke përfshirë një divizion të blinduar, një divizion pushkësh, një brigadë pushkësh dhe një brigadë inxhinierike.
Dhe vetëm një tank kryesor luftarak u pa në paradë. Tanket moderne të luftës Armata T-14, të paraqitura për herë të parë në paradën e vitit 2015, munguan këtë herë.(BILD)
Rruga Press