KryesoreLajme

Para mbledhjes së Asamblesë së OKB-së, shqiptarët në New York aksion me fakte e fotografi për krimet serbe në Kosovë

Një grup i mërgatës që jetojnë në SHBA kanë organizuar një aksion në rrugët e New York-ut, duke paraqitur fakte e fotografi të krimeve të Serbisë ndaj popullit të Kosovës.

Në aksionin simbolik ata kanë përmendur krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, teksa kanë kërkuar drejtësi për zbardhjen e rastit të vrasjes së vëllezërve Bytyqi.

Në protestë janë shfaqur parullat “ Vuçiq = Millosheviq”, “ Drejtësi për vëllezërit Bytyqi”, “Serbia ka gjak në duar të veta”, “Serbia përdor përdhunimin si armë”, “ Vuçiq marionetë e Putinit”.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ku do të zhvillojë takime bilaterale me liderë në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 79-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Lexo më shumë  Skandali i radhës: Edi Rama për herë të tretë në publikimet e tij në rrjetet sociale e paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë!?

“Përmes pjesëmarrjes në Javën e Nivelit të Lartë dhe takimeve të parapara synohet thellimi i raporteve bilaterale me vende partnere, fuqizimi i mëtejmë i subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit tonë në raport me vendet mosnjohëse dhe anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, dhe prezantimi i mundësive dhe përparësive që Republika e Kosovës ofron për investitorë të huaj”, thuhet në njoftimin e qeverisë.

Sipas njoftimit, gjatë qëndrimit në SHBA, Kurti së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz do të takojnë pjesëtarë të komunitetit shqiptar në ShBA dhe përfaqësues të shoqatave të diasporës atje.

Lexo më shumë  Kurti nderon viktimat në masakrën e Podujevës, kërkon drejtësi për krimet e luftës

Në fund të vizitës, kryeministri Kurti do mbajë ligjëratë në Universitetin prestigjioz Yale, mbi rrugëtimin demokratik të Republikës së Kosovës 25 vjet pas çlirimit, qeverisjen dhe rritjen ekonomike.

YouTube player