Opinion/Aktualitet

Para dhe pas 11 shtatorit, një botë e tërë konceptesh që ndan dy epoka

Nga Roland Amzai

Historia bashkëkohore, biles jo vetëm historia, por një botë e tërë konceptesh mund të ndahet lirisht në dy epoka:

Në atë para dhe në atë pas 11 shtatorit të 2001-shit.

Ligjërimi modern në Europë dhe Amerikë deri në vitin 2001 u zhvillua në termat e lirisë, kurse pas 2001 shit në termat e sigurisë, aty ku jemi ngjajshëm edhe në situatën aktuale të pandemisë.

Lexo më shumë  Njohja, liria dhe shteti: një lexim hegelian i marrëdhënies Kosovë–Serbi në kontekstin e gjeopolitikës së re

Asgjë nuk është më njësoj. Tashmë me dëshirë, sasia e dorëzimit të “detyrave” si delegim në duart e “përfaqësuesve” është rritur tej mase.

Nuk e di nëse me kaq lehtësi bota do kishte pranuar masat anti covid, nëse paraprakisht nuk do kishte ndodhur një cënim i fortë i sigurisë si ai i 11 shtatorit të 2001-shit.

Për pasojë, burgjet e Guantanamos dhe izolimi karantinor si praktika të pa dëgjuara më parë në nivele kaq të pranuara e të shtrira në legjitimitet, janë sa të ngjajshme, aq edhe të lidhura me njëra tjetrën.

Lexo më shumë  Drejt fundit gjyqi në Hagë: Debatet për përgjegjësitë, dënimet dhe keqpërdorimin e emrit të Adem Jasharit

Kemi mbivendosje të emocionit , të racionalitetit si politikë përkundrejt vullnetit të lirë si matrica ligjërimore.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *