Lajme

Paqartësi në skenën politike në RMV pas dorëheqjes së Zaev

Kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen mbrëmë pas rezultateve të partisë së tij LSDM, në zgjedhjet lokale të Maqedonisë së Veriut. Zaev njoftoi tërheqjen jo vetëm nga posti i kryeministrit, por edhe nga kreu i kësaj partie.

“E marr përgjegjësinë mbi vete për këtë zhvillim të ngjarjeve politike, marrë parasysh rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Jap dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe kryetarit të LSDM-së”, tha ai.

Megjithatë dorëheqja e Zaevit deri në këtë moment është vetëm e paralajmëruar, por nuk është dorëzuar zyrtarisht në Kuvend, siç e kërkon procedura.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Në momentin e zyrtarizmit, dorëheqja e Zaevit do të thotë edhe dorëheqje e gjithë Qeverisë, duke u referuar te Kushtetuta e Maqedonisë së Veriut.

“Dorëheqja e kryetarit të Qeverisë, vdekja e tij ose pengimi i përhershëm i tij në kryerjen e detyrës, sjellë dorëheqjen e Qeverisë”, shkruan në Kushtetutë.

Në raste të tilla, sipas Kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, deputetët vetëm konstatojnë dorëheqjen e kryeministrit dhe si rrjedhojë Qeverisë.

Më pas kryetari i Kuvendit njofton Presidentin e shtetit për dorëheqjen e Qeverisë. Presidenti brenda 10 ditësh duhet të caktojë mandatar të ri për formimin e Qeverisë, të propozuar nga partia ose partitë që kanë shumicë në Kuvend.

Lexo më shumë  Kurti mirëpret në një takim Afrim Gashin, kryetarin e Kuvendit të RMV-së

Mandatari i ri do të ketë 20 ditë për të dorëzuar në Kuvend propozimin për Qeverinë e re.

Është e paqartë nëse LSDM do të arrijnë të ruajnë shumicën e brishtë prej 62 deputetësh në Kuvendin e RMV-së.

Kryeministri Zaev gjatë gjithë paradites ka zhvilluar takime me partitë më të vogla të koalicionit qeveritar për të diskutuar hapat e mëtejshëm politikë.

Zoran Zaev detyrën si kryeministër e mori në vitin 2017 pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën në vitin 2016./euronews/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *