Lajme

Papunësia në Shqipëri, qeveria shtrembëron raportin e BB

Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u shpreh se sipas Bankës Botërore:

“Shqipëria me rritjen më të madhe në rajon. Ne kemi rimarrë vendet e punës. Duhet të festojmë rikthimin e vendeve të punës”.

Në të vërtet, sipas raporti të Bankës Botërore, për konkurueshmërinë dhe pandeminë e Covid-19, të botuar të mërkurën:

Tregu i punës nuk është rikuperuar ende. Shifrat e punësimit vazhdojnë të mbeten të poshtë shifrave të vitit 2019.

Lexo më shumë  Haxhiu për çështjen e presidentit: Çka thuhet në takime të mbyllura të jetë qëndrim real dhe jo vetëm diskutim sa për të thënë

Ende ka një deficit prej rreth 35 mijë vendeve të punës në krahasim me tremujorin e dytë të 2019.

Borxhi publik do të rritet në 78% të PBB-së.

Deri në fund të vitit 2021 shkalla e varfërisë mund të jetë 0.9 pikë përqindje nën vlerën e saj të parashikuar për vitin 2019.

PBB -ja ra me 4 përqind dhe qeveria krijoi borxh publik shtesë për të zbutur humbjet ekonomike përmes rritjes së shpenzimeve.

Lexo më shumë  Kusari-Lila dhe ambasadori italian diskutojnë për bashkëpunim ekonomik

PBB -ja parashikohet të rritet me 7.2 përqind, pas heqjes së hekufizimeve dhe nisjes së aktivitetit ndërtimor, përfshirë rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019./exit/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *