Papa telefonon Zelenskyy-n: Po lutem, do bëj gjithçka që lufta të përfundojë
Papa Françesku ka zhvilluar ditën e sotme një bisedë telefonike me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Në njoftimin zyrtar thuhet se ishte ati i shenjtë ai i cili telefonoi Zelenskyyn i cili ka bërë të ditur se Papa është mysafiri më i pritur në Ukrainë.
“Vetëm pak minuta më parë Ati i Shenjtë telefonoi Presidentin Zelensky dhe pati një takim shumë premtues. Papa tha se po lutet dhe po bën gjithçka që është e mundur që lufta të përfundojë. Zelensky përsëriti se Shenjtëria e Tij është mysafiri më i pritur në Ukrainë”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Rruga Press