KryesoreLajme

Papa në G7: Mos lejoni që makinat të vendosin cili njeri do jetojë

Shënoi një moment “historik” këtë të premte prania e një Pape në takimin e G7-ës të drejtuar nga Italia në Puglia. Kjo ishte hera e parë që ndodhte. Në fillim bëri edhe një shaka. “Ma me vete një fjalim të shkurtër dhe një të gjatë. Po lexoj më mirë të shkurtrin” – tha Papa duke buzëqeshur. Ai foli gjerësisht për rreziqet e Inteligjencës Artificiale dhe debatin për abortin.

“Në një dramë si ajo e konflikteve të armatosura, është urgjente të rimendohet zhvillimi dhe përdorimi i pajisjeve të tilla të ashtuquajtura “armë autonome vdekjeprurëse” duke ndaluar përdorimin e tyre dhe duke filluar me një angazhim aktiv dhe konkret për të pasur mbi to kontrollin e njeriut. Asnjë makineri nuk duhet të zgjedhë nëse do t’i marrë jetën një qenieje njerëzore”, – deklaroi Papa në fjalimin e tij në G7.

Lexo më shumë  Përurohet skulptura e Leutrim Ahmetit, i vrarë gjatë luftës nga forcat serbe

Para liderëve të botës, Papa nënvizoi rëndësinë e “politikës së shëndoshë” për të “parë të ardhmen me shpresë dhe besim”. “Shoqëria botërore ka mangësi serioze strukturore që nuk mund të zgjidhen thjesht me korrigjime të herëpashershme ose me rregullime të shpejta. Duhet të shkojmë tek rrënjët”, – tha Papa.

“Përballë mrekullive të makinerive, të cilat duket se dinë të zgjedhin në mënyrë të pavarur, duhet të jemi të qartë se qenies njerëzore duhet t’i lihet gjithmonë vendimi, madje edhe me tonet dramatike dhe urgjente me të cilat kjo ndonjëherë shfaqet në jetën tonë. Ne do ta dënonim njerëzimin me një të ardhme të pashpresë nëse do t’u hiqnim njerëzve aftësinë për të vendosur për veten dhe jetën e tyre, duke i dënuar ata të varen nga zgjedhjet e makinerive” – tha Papa për inteligjencën artificiale.

Lexo më shumë  Bislimi: Mbretëria e Bashkuar na qëndroi gjithmonë përkrah

“Ne kemi nevojë të garantojmë dhe mbrojmë një hapësirë për kontrollin e konsiderueshëm të qenies njerëzore mbi procesin e zgjedhjes së programeve të inteligjencës artificiale pasi vetë dinjiteti njerëzor është në rrezik” – shtoi ai.

Papa hyri në një karrige me rrota, i shoqëruar nga kryeministrja Giorgia Meloni dhe shkoi rreth tryezës së madhe ovale duke përshëndetur udhëheqësit një nga një. Më pas ai u ul në kolltuk në një pozicion qendror, me Melonin në të majtë në anën e tij dhe Presidentin e Francës Emmanuel Macron në të djathtë.

Rruga Press

YouTube player