BallinaBota

Papa kritikon personat që po shkojnë në pushime për t’i ikur izolimit

Papa Francis ka kritikuar të dielën personat që kanë shkuar në udhëtime jashtë vendit për të ikur nga masat izoluese të caktuara për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Papa ka thënë se ata persona duhet të tregojnë vetëdije më të madhe për të tjerët që vuajnë.

Papa Francis tha se ka lexuar raportimet në gazetë për personat që po marrin rrugë për t’i ikur masave kufizuese të Qeverisë dhe për të kërkuar argëtim diku tjetër.

Lexo më shumë  Aktori i Oscar: Trumpi nuk do të largohet kurrë nga detyra, u takon amerikanëve ta heqin qafe atë

“Ata nuk kanë menduar për personat që po qëndrojnë në shtëpi, për problemet ekonomike të shumë njerëzve që janë goditur rëndë nga mbyllja, për të sëmurët. Kanë menduar vetëm për të shkuar në pushime e për t’u argëtuar. Kjo vërtetë më trishton”, ka thënë Papa në një video-adresim nga libraria e Pallatit Apostolik të Vatikanit.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ministri i Jashtëm polak thotë se mbrojtja e krahut lindor të NATO-s kundër Rusisë mund të kushtojë mbi një trilion euro
YouTube player