Bota

Papa Françesku bën thirrje për unitet në përballjen me emigrantët

Papa Françesku ndodhet sot në një vizitë zyrtare në Qipro. Ati i Shenjtë u prit nga Kryepeshkopi qipriot, Chrisostomos.

Gjatë meshës të mbajtur në një stadium futbolli në Nikosia, Papa Françesku u shpreh se mendimet e tij shkojnë për emigrantët që ndodhen në ishull, të cilët janë “në kërkim të një jete më të mirë”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

“Mendimet e mia shkojnë në veçanti për emigrantët në kërkim të një jetë më të mire, me të cilët do të shpenzoj dhe ditët e fundit të vizitës time në këtë ishull, së bashku me motrat dhe vëllezërit e mi të krishterë”, tha Papa Françesku.

Më herët ai u takua me udhëheqësin e Kishës Ortodokse Greke të Qipros me synimin për të përmirësuar marrëdhëniet dhe ndasitë ideologjike dhe politike midis Perëndimit Katolik dhe Lindjes Ortodokse.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Të enjten Papa Françesku u kërkoi grekëve qipriotë të rifillonin bisedimet për ribashkimin me pjesën turke të ishullit/euronews/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *