Bota

Papa Françesku angazhohet për paqen në Ukrainë: Gati të takohem me Putinin

Papa Francesku ka vendosur të angazhohet personalisht për t’i dhënë fund konfliktit të armatosur në Ukrainë, i cili deri në këto momente iu ka marrë jetën mijëra ushtarëve dhe civilëve, si dhe ka shkaktura dëme të pallogaritshme.

Gjatë një interviste për mediat italiane, Ati i Shenjtë shprehet se për momentin nuk mund të shkojë në Kiev, por do të tentojë një takim me presidentin rus, Vladimir Putin, ndonëse dyshon se kjo gjë do të sillte ndonjë ndryshim të situatës aktuale.

Lexo më shumë  Merkeli shpreh shqetësim të madh për rolin e Muskut në administratën Trump

“Për momentin nuk do të shkoj në Kiev. Unë dërgova kardinalët Michael Czerny dhe Konrad Krajewski, të cilët shkuan atje për herë të katërt. Por ndjej se nuk duhet të shkoj. Së pari duhet të shkoj në Moskë, të takoj Putinin. Por edhe unë jam prift, çfarë të bëj? Unë bëj atë që mundem”, tha Papa Françesku.

Më tej, kreu i Vatikanit shton, “ditën e parë të luftës e mora presidentin ukrainas Zelensky në telefon, por Putinin nuk e telefonova. Kisha folur me të në dhjetor për ditëlindjen time, por këtë herë jo, nuk kam telefonuar. Doja të bëja një gjest të qartë që ta shihte e gjithë bota dhe prandaj shkova te ambasadori rus. Më pas, i kërkova kardinalit Parolini, pas njëzet ditë lufte, t’i dërgonte Putinit mesazhin se isha i gatshëm të shkoja në Moskë. Ne ende nuk kemi marrë një përgjigje dhe vazhdojmë të këmbëngulim, edhe nëse kam frikë se Putini nuk mund dhe nuk do ta bëjë këtë takim tani”.

Lexo më shumë  Kanadaja ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *