Bota

Panik në Rusi pas sanksioneve të reja amerikane – rusët krijojnë radhë të gjata para bankave

Panik në Rusi pas lajmeve për sanksione të reja amerikane kundër ekonomisë ruse.

Tregtimi i valutave në bursën e Moskës është ndalur dhe njerëzit po mblidhen para bankave për të tërhequr kursimet e tyre, nga frika se rubla do të humb vlerën.

Tashmë ajo ka ndodh. Kursi i këmbimit të rublës ruse ka rënë nga 90 në 120-200 për dollar.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

Sanksionet e reja amerikane u njoftuan pas mbylljes së bursave në Rusi dhe efektet e para do të vërehen gjatë ditëve në vijim.

Sanksionet e Departamentit të Thesarit dhe Departamentit të Shtetit prekën më shumë se 300 objektiva, duke përfshirë entitete në Rusi dhe vende si Kina, Turqia dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Ato të përcaktuara përfshijnë Bursën e Moskës dhe disa filiale, një lëvizje e vendosur për të komplikuar transaksionin e miliarda dollarëve, si dhe subjekte të përfshira në tre projekte të gazit natyror të lëngshëm (LNG).

Rruga Press

YouTube player