“Pandora Papers”/ Parlamenti Evropian propozon rezolutën: Duhet të reformohet sistemi tatimor
Parlamenti Evropian ka prezantuar një rezolutë me propozimet e saj lidhur me skandalin e “Pandora Papers” që është zbuluar ditët e fundit nga mediat.
Në rezolutë shkruhet se BE-ja duhet të rimendojë dhe intensifikojë përpjekjet e saj për të luftuar praktikat tatimore që privojnë ahtetet anëtare nga të ardhurat e konsiderueshme, çojnë në konkurrencë të padrejtë dhe minojnë besimin e publikut.
Sipas rezolutës, konkurrenca tatimore midis vendeve nuk është në vetvete problematike, mënyra në të cilën vendet përdorin regjimet dhe politikat e tyre tatimore për të tërhequr biznese dhe fitime duhet të qeveriset nga parimet. Rezoluta u hartua nga Oror Lalik (Socialistët, Francë).
“Duke pasur parasysh konkurrencën e madhe tatimore midis vendeve, e cila po evoluon vazhdimisht në mënyra novatore, si brenda BE -së ashtu edhe ndërkombëtarisht, eurodeputetët deklarojnë në rezolutën e tyre se “”BE -ja duhet të rimendojë dhe intensifikojë përpjekjet e saj për të luftuar praktikat tatimore që privojnë ahtetet anëtare nga të ardhurat e konsiderueshme, çojnë në konkurrencë të padrejtë dhe minojnë besimin e publikut. Ndërsa konkurrenca tatimore midis vendeve nuk është në vetvete problematike, mënyra në të cilën vendet përdorin regjimet dhe politikat e tyre tatimore për të tërhequr biznese dhe fitime duhet të qeveriset nga parimet,”- thuhet në rezolutë.
Pandora Papers është rrjedhja e gati 12 milionë dokumentave e dosjeve që ekspozojnë pasuritë e fshehura të udhëheqësve botërorë, politikanëve, miliarderëve e artistëve. Të dhënat u publikuan nga Konsorciumi Ndërkombëtar i Gazetarëve Hulumtues në Uashington DC duke nisur kështu një nga hetimet më të mëdha globale të bëra ndonjëherë, pas Panama Papers në 2016 dhe Paradise Papers në 2017. Dosjet zbulojnë sesi individët e pasur mund të mbrojnë të ardhurat dhe asetet e tyre nga taksimi dhe kontrolli duke i fshehur ato në juridiksione offshore, të njohura më shpesh si “parajsa fiskale”.
Rruga Press