BallinaLajme

Pandemia rrit me 40% varfërinë, OKB bën thirrje për mbledhjen e 35 milionë dollarëve

OKB-së i duhen 40% më shumë para për të ndihmuar njerëzit në nevojë vitin e ardhshëm apo gjithsej 35 miliardë dollarë. Shkak për rritjen e varfërisë në botë është pandemia e koronavirusit. Rreziku më i madh sipas OKB-së qëndron në Jemen ku mund të pllakosë uria.

Pandemia e koronavirsuit ka shtuar me 40 për qind numrin e njerëzve që kanë nevojë për ndihmë humanitare rreth globit dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara bëri thirrje për mbledhjen e 35 miliardë dollarëve për të ndihmuar të varfrit vitin që vjen.

“Pandemia ka dobësuar vendet më të varfra dhe më të dobëta,” tha kreu i misioneve humanitare i OKB-së Mark Lowcock.

Lexo më shumë  Takimi me Plenkovic, Kurti: Diskutuam për sigurinë në rajon dhe thellimin e bashkëpunimit në arsim e mbrojtje

“Tabloja që po paraqesim është më e zymta në lidhje me nevojat humanitare për periudhën në vazhdim. Ky është reflektim i faktit se pandemia ka bërë kërdinë,” tha Lowcock.

Kombet e Bashkuara kanë përgatitur planet për të zhvilluar 34 misione humanitare në 56 vende të ndryshme të botës gjatë vitit 2021, me qëllim për t’iu ardhur në ndihmë 160 milionë vetëve të cilët rrezikohen nga uria, konfliktet dhe ndikimi i ndryshimit të klimës.

“Ne synojnë më ndihmojnë vetëm dy të tretat e atyre në nevojë dhe shpresojmë se Kryqi i Kuq do të ndihmojë të tjetër,” shtoi Lowcock.

Këtë vit donatorët dhanë 17 miliardë dollarë për të financuar operacionet humanitare dhe sipas të dhënave u ndihmuan 70 për qind të atyre që kishin nevojë.

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Ndërsa Lowcock nënvizoi se 35 miliardë dollarë janë shumë para për t’u mbledhur, ai shtoi se kjo shumë është një pjesë shumë e vogël e asaj qlë kanë shpenzuar vendet e pasura për të mbrojtur qytetarët e tyre gjatë pandemisë.

Vendet më në nevojë janë Jemeni, Afganistani, verilindja e Nigerisë, Sudani i Jugut, Republika Demokratike e Kongos dhe Burkina Faso.

“Ekziston rreziku që në Jemen të pllakosë uria dhe shkak për këtë është mungesa e ndihmës nga vendet e pasura të Gjirit,” tha zyrtari i OKB-së.

YouTube player