Pandemia nuk preku pushimet, udhëtimet në 2020 u rritën me 16.9%, shumica e akomodimeve te të afërmit
Pandemia nuk i ndali shqiptarët të pushojnë brenda dhe jashtë vendit.Sipas të dhënave zyrtare këto udhëtime gjatë vitit 2020 u rritën krahasuar me një vit më parë.
Situata e pandemisë nuk ka ndikuar në udhëtimet për pushime të qytetarëve shqiptarë brenda dhe jashtë vendit gjatë vitit të kaluar.
Sipas Anketës së Turizmit, të publikuar nga Instituti i Statistikave levizjet e kryera për pushime u rritën me 16.9% krahasuar me vitin 2019.
Referuar po këtyre të dhënave, gjatë vitit të kaluar eshte regjistruar rreth 40 % më pak qarkullimi në të gjithë Shqipërinë dhe jashtë saj. Rënia më e ulët i perket kategorise për qëllime personale brenda vendit.
Sipas te dhenave vihet re dominimi i qendrimeve te shkurtra me 1-3 netë, që zënë 64.6% të totalit, ndërkohë që pjesa tjetër mbi 4 netë.
Shumica e udhëtarëve kanë ndenjur te të afërmit e tyre, por shihet se është rritur preferenca edhe për t’u akomoduar në hotele.
Sipas raportit, në vitin 2020 destinacionet më të preferuara për qëllime personale apo biznesi në Shqipëri janë qarqet e Tiranës me 26.3%, Vlorës me 16.1 %, Durrësit me 14 % dhe Korçës me 8.9 %. Ndersa shtetet ku shqiptaret kane shkuar me shpesh jane Greqia, Kosova dhe Italia.
Ata qe kane udhetuar më se shumti i përkasin grupmoshave 25-34 vjeç. Femrat kanë preferuar Shqipërinë, ndërsa udhëtimet jashtë Shqipërisë janë kryer më shumë nga meshkujt.