“Pandemia na mësoi t’i zgjidhim bashkë problemet”, Papa Françesku mesazh për Vitin e Ri
Mesazhin e Vitit të Ri Papa Françesku e dha në sallën e madhe të bibliotekës së Vatikanit. Gjatë fjalës së tij në sallën ku qëndronte vetëm, kreu i Kishës Katolike bëri thirrje për paqe dhe durim në përballimin e pandemisë.
Papa shprehu një lutje edhe për fundin e konflikit të përgjakshëm në Jemen.
“Ngjarjet e dhimbshme që shoqëruan rrugëtimin e njerëzimit vitin e kaluar, sidomos pandemia, na mësuan se është e nevojshme të interesohemi për problemet që kanë të tjerët dhe t’i zgjidhim bashkë shqetësimet”.
Papa Françesku vuan nga shiatiku kronik që i shkakton dhimbje mesi dhe këmbësh dhe këto ditë dhimbjet i janë rikthyer, një tjetër arsye kjo që ai të shmangë organizimin e ceremonive për Vitin e Ri.