Lajme

Pandemia dhe rritja e çmimeve shton listën e huave nëpër dyqane

Pandemia dhe rritja e çmimeve ka bërë që numri i familjeve që marrin ushqime me listë është rritur.

Shumë shitës të dyqaneve në Vlorë shprehen se për shkak të rritjes së çmimeve shumë familje nuk arrijnë të plotësojnë nevojat bazike.

Ushqime me listë tregojnë ata nuk marrin vetëm pensionistët, por edhe të rinj dhe kryefamiljarë.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

“Moshat janë të ndryshme ka të rinj, por edhe pensionistë që presin të marrin pensionet të paguajnë. Shiko sa është fletorja të gjithë lista, kanë nga 7 muaj, ca kanë ikur fare dhe nuk kanë paguar”, shprehet një pronar ushqimoreje.

Shitësit përveç shqetësimit të blerjeve me listë, vuajnë dhe problemin e uljes së xhiros për shkak të largimeve.

“E kam fletoren plot me borxhe. Pa punë, pa shpresë duam të ikim s’ka njerëz në këtë orë do ishte kulmi i blerjeve”, deklaron një shitëse.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Shumica e produkteve që merren janë produktet bazike për të jetuar.

“Marrin ushqime, bukë, kos, qumësht të arrij këtu është pikë kritike. Nuk e mbaj dot bukën, nuk e di deri ku do arrijmë”, shprehet një tjetër shitës./euro/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *