BallinaLajme

Pandemia dhe fushatat për më tepër siguri në rrugë s’e ulin raportin e vdekjeve nga aksidentet

Pavarësisht pandemisë dhe fushatës së autoriteteve për më shumë siguri në rrugë, numri i aksidenteve fatale në Shqipëri vijoi të ishte i lartë gjatë vitit 2020.

Të dhënat e publikuara së fundmi nga Instituti i Statistikave tregojnë se në tërësi gjatë njëmbëdhjetë muajve të këtij viti ndodhën më pak aksidente krahasuar me vitin e shkuar, mirëpo raporti i vdekshmërisë nga to u rrit ndjeshëm.

Në periudhën janar-nëntor 2020 ndodhën 1,121 aksidente, të cilat përfshinë 1,451 persona. Prej këtyre humbën jetën 168 vetë, ose thënë ndryshe 11.5% e të aksidentuarve.

Për të njëjtën periudhë, një vit më parë patën ndodhur 1,363 aksidente, të cilat përfshinë 1,857 persona. Prej këtyre patën humbur jetën 203 vetë, ose 10.9% e të aksidentuarve.

Lexo më shumë  Kryetari Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nëntorit

Raporti i vdekshmërisë kundrejt aksidenteve zbeh ndjeshëm shifrat e përgjithshme të cilat tregojnë për më pak ngjarje të tilla në rrugë, megjithëse duhet pasur parasysh se për muajt mars-prill pati kufizim të lëvizjeve dhe prej nëntorit ky kufizim është rikthyer sërish.

Ndërsa për qarqe si Fieri (21 – 10 vdekje më pak), Korça (6 – 9 vdekje më pak), Tirana (31 – 5 vdekje më pak), Durrësi (28 – 4 vdekje më pak) apo Shkodra (14 – 2 vdekje më pak) numri i vdekjeve ka qenë më i ulët, për qarqet e tjera si Berati (7 – katër vdekje më shumë), Lezha (20 – dy vdekje më shumë) apo Gjirokastra (5 – dy vdekje më shumë) numri ka qenë më i lartë.

Lexo më shumë  SHBA, Blinken uron 112-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

Aksidentet janar-nëntor 2019/2020:

Tregues se fushatat për rritjen e sigurisë rrugore nuk dhanë efekt është fakti se për muajin nëntor numri i aksidenteve gjatë vitit 2020 ishte më i lartë – 110 aksidente kundrejt 1009 të një viti më parë.

Nga të dhënat e Institutit të Statistikave, të cilat u referohen Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, grupmosha më problematike për aksidente mbetet mosha 25-34 vjeç. /Euronews Albania/

Rruga Press

YouTube player