KryesoreLajme

Panairi “Prishtina 2024”, mundësi për tërheqjen e investitorëve të rinj

Është hapur sot Panairi i Përgjithshëm Ndërkombëtar “Prishtina 2024”, i organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tha se ngjarje si kjo ndihmojnë në promovimin dhe rrjetëzimin e bizneseve lokale, tërheqin investitorë të rinj, nxisin eksportet si dhe gjenerojnë të ardhura për bizneset.

Ai potencoi se organizmi i panaireve ndikon që Kosova të ketë një ekonomi më të fortë dhe dinamike.

Lexo më shumë  Shefja e Parlamentit të BE-së: Gjermania duhet t’ia dërgojë Ukrainës raketat Taurus

Bislimi shtoi se për vendin tonë është me rëndësi që Kosova të pozicionohet sa më fortë në treg.

Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna derisa foli për rëndësinë e këtij panairi tregoi se organizimi i një eventi të tillë është një mundësi e përparimit, i cili krijon mundësinë për investime të reja, diskutime dhe partneritete të reja.

Ai shtoi se gjatë këtij panairi do të këtë diskutime të rëndësishme mbi investimet, fondin e sfidave të rajonit dhe prezantimin e ndërmarrjeve të suksesshme.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci tha se ky panair në aspektin e zhvillimit ekonomik ka një investim që kthehet, ngase fuqizohet aspekti i rrjetëzimit dhe ndërtoj ura për bashkëpunime.

Panairi “Prishtina 2024” do të jetë i hapur deri më 31 maj. /kp/

YouTube player