BallinaLajme

Pamjet shokuese nga gjykata/ Shkelen masat anti-covid, mbi 50 persona brenda sallës për të pritur vendimin

Pamje shokuese vijnë nga Gjykata e Vlorës! 27 të arrestuar, gjyqtarë, prokurorë dhe forca të shumta policie. Të gjithë së bashku në seancën e sotme gjyqësore ndaj 27 personave që u arrestuan në aksionin e gjerë anti-drogë të dy ditëve më parë.

Kjo është një shkelje e qartë e aktit normativ për masat anti-Covid, ku mes të tjerash parashikohet se nuk mund të ketë grumbullime mbi 10 persona.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Njëri nga personat e akuzuar ka shfaqur simptomat e COVID, ndaj përfaqësuesit ligjorë kanë kërkuar që ai të mos jetë prezent por nuk është marrë parasysh nga gjyqtarja Elona Mihali.

Dy ditë më parë policia zhvilloi një aksion të gjerë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në fshatrat e lumit të Vlorës dhe përgjatë bregdetit. Nga ky operacion u arrestuar 27 persona, 10 të tjerë janë lënë në masën “Arrest shtëpie” dhe 4 i kanë shpëtuar prangave. Policia gjithashtu sekuestroi edhe 120.9 kg kanabis sativa të gatshme për tu shitur dhe 12.144 rrënjë bimë. Mes të arrestuarve ka qytetare, si dhe drejtues e efektivë të policisë.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes
YouTube player