Bota

Pamjet/ Rusët shkatërrojnë termocentralin që furnizon me energji Kievin

Një termocentral i madh pranë Kievit u shkatërrua plotësisht nga sulmet ruse këtë të enjte. Termocentrali Trypillya ishte ofruesi më i madh i energjisë elektrike për 3 rajone, duke përfshirë Kievin. “Shkalla e shkatërrimit është e tmerrshme” – tha kryetari i Centrenergo, Andriy Hota.

Rusia ka kohë që po shënjestron qëllimisht dhe sistematikisht sistemin energjetik të Ukrainës. Hota i tha BBC-së se sulmet e së enjtes shkatërruan “transformatorin, turbinat, gjeneratorët. Ata e shkatërruan 100%”.

Një zjarr shpërtheu në zonën e turbinave të uzinës që ndodhet 50 km në jug të Kievit pas një sulmi ajror në shkallë të gjerë. Shefi i Centrenergo tha se uzina ishte në shënjestër të raketave të shumta. Stafi në turn ishte në gjendje të shpëtonte, tha ai, sepse vrapuan për t’u mbrojtur sapo goditi droni i parë. Banorëve iu kërkua të mbyllnin dritaret, të karikonin të gjitha pajisjet e tyre dhe të ruanin rezervat e ujit.

Lexo më shumë  Pete Hegseth vazhdon të reduktojë stafin, largon 5400 punonjës të Pentagonit
YouTube player

Më shumë se 80 raketa dhe dronë shënjestruan disa vende në të gjithë Ukrainën në orët e para të së enjtes. Shumë shënjestruan infrastrukturën energjetike dhe pothuajse një e treta ia dolën të kalojnë përmes mbrojtjes ajrore të Ukrainës. Disa orë më vonë, Centrenergo konfirmoi se uzina e saj Trypillya ishte nxjerrë jashtë përdorimit. Hota tha se i gjithë kapaciteti gjenerues i kompanisë së tij në Ukrainë tani është shkatërruar.

Lexo më shumë  Britania do të rrisë shpenzimet e mbrojtjes. Kryeministri tregon se si do t’i sigurojë paratë
YouTube player

Uzinat e Kharkiv dhe Trypillya prodhonin rreth 8% të energjisë elektrike të vendit. Termocentrali Trypillya u dha energji tre rajoneve qendrore Zhytomyr, Cherkasy dhe Kyiv. Shkatërrimi i uzinës Trypillya nuk do të ishte një çështje kritike për Ukrainën gjatë verës, besonte ai, megjithëse nga dimri do të bëhej një “problem gjigant”. 

Rruga Press

YouTube player