PAMJET/ Përfshihet nga flakët godina e Parlamentit në Afrikën e Jugut
AFRIKË E JUGUT– Ambientet e brendshme të Parlamentit në Cape Town në Afrikën e Jugut janë përfshirë nga një zjarr i madh. Pamjet tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që ngrihet në qiell, ndërsa flakët e zjarrin dalin nga çatia e godinës.
Zjarri vjen disa orë pas mbajtjes së funeralit për kryepeshkopin Desmond Tutu të shtunën në Katedralen e Shën Gjergjit, pranë Parlamentit.
“Çatia ka marrë flakë dhe ndërtesa e Parlamentit është gjithashtu në flakë”, tha një zëdhënës i zjarrfikëses së qytetit.
Shkaqet e zjarrit ende nuk janë bërë të ditura ndërkohë që vijon puna për shuarjen e flakëve.
Rruga Press