Bota

Pamjet nga sateliti, Rusia shton forcat dhe armatimin përreth Ukrainës

Siç tregojnë disa pamje të reja satelitore, Rusia ka shtuar përsëri forcat e saj ushtarake përreth kufijve të Ukrainës, teksa është rritur frika se mund të fillojë një pushtim i plotë. Sipas Maxar Technologies, fotografitë e saj nga 21 dhe 22 shkurti dëshmojnë se njësite dhe armatim shtesë janë dërguar nga Rusia në rajon, dhe se ka aktivitet të shtuar në jug të Bjellorusisë, dhe në disa vende në perëndim të Rusisë, afër kufirit me Ukrainën.

Lexo më shumë  Baerbock ia kthen shpinën Scholzit: Ai po sakrifikon paqen për disa vota

Një spital fushor dhe dislokim trupash në perëndim të Belgorodit, në Rusi, më 21 shkurt 2022. Maxar thotë se Rusia ka shtuar trupat dhe armatimin në zonat rurale, në jugperëndim të Belgorodit, më pak se 20 kilometra në veriperëndim të kufirit me Ukrainën.  
Një spital fushor dhe dislokim trupash në perëndim të Belgorodit, në Rusi, më 21 shkurt 2022. Maxar thotë se Rusia ka shtuar trupat dhe armatimin në zonat rurale, në jugperëndim të Belgorodit, më pak se 20 kilometra në veriperëndim të kufirit me Ukrainën.
Pamje të 21 shkurtit të një spitali të ri fushor, që i është shtuar një garnizoni ushtarak në zonën perëndimore të Belgorodit.
2Pamje të 21 shkurtit të një spitali të ri fushor, që i është shtuar një garnizoni ushtarak në zonën perëndimore të Belgorodit.
Një dislokim i ri në jugperëndim të Belgorodit, në Rusi, më 21 shkurt.
3Një dislokim i ri në jugperëndim të Belgorodit, në Rusi, më 21 shkurt.
Automjete të blinduara pranë një hekurudhe në Veselaja Lopan, në jugperëndim të Belgorodit, më 21 shkurt.
4Automjete të blinduara pranë një hekurudhe në Veselaja Lopan, në jugperëndim të Belgorodit, më 21 shkurt.
Armatim dhe trupa shtesë në Krasni Oktabër, një zonë rurale në jugperëndim të Belgorodit, më 21 shkurt.
Dislokim i ri në Poçep, në perëndim të Rusisë, më 22 shkurt. Maxar thotë se mjetet e përdorura për transportim të tankeve, artilerisë dhe pajisjeve të rënda mund të shihen në perëndim të Klintsit, rreth 40 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën.
6Dislokim i ri në Poçep, në perëndim të Rusisë, më 22 shkurt. Maxar thotë se mjetet e përdorura për transportim të tankeve, artilerisë dhe pajisjeve të rënda mund të shihen në perëndim të Klintsit, rreth 40 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën.
Tendat dhe barakat e trupave në Poçep, më 22 shkurt. Maxar thotë se një pjesë e madhe po pastrohet për dislokime shtesë afër qytezës. Aty tashmë ndodhen tenda dhe dhjetëra automjete ushtarake.
7Tendat dhe barakat e trupave në Poçep, më 22 shkurt. Maxar thotë se një pjesë e madhe po pastrohet për dislokime shtesë afër qytezës. Aty tashmë ndodhen tenda dhe dhjetëra automjete ushtarake.
Terren i pastruar dhe forca të dislokuara në Poçep, më 22 shkurt.
8Terren i pastruar dhe forca të dislokuara në Poçep, më 22 shkurt.
Transportues të pajisjeve të rënda në pjesën perëndimore të Klintsit, në Rusi, rreth 40 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën, më 22 shkurt.
9Transportues të pajisjeve të rënda në pjesën perëndimore të Klintsit, në Rusi, rreth 40 kilometra në lindje të kufirit me Ukrainën, më 22 shkurt.
Një dislokim i ri i mbi 100 automjeteve dhe i dhjetëra barakave, më 22 shkurt, në një pistë të vogël fluturimesh, afër Mazirit, në jug të Bjellorusisë, më pak se 40 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.
10Një dislokim i ri i mbi 100 automjeteve dhe i dhjetëra barakave, më 22 shkurt, në një pistë të vogël fluturimesh, afër Mazirit, në jug të Bjellorusisë, më pak se 40 kilometra në veri të kufirit me Ukrainën.
Automjete të grumbulluara në një pistë fluturimesh, afër Mazirit, më 22 shkurt.
11Automjete të grumbulluara në një pistë fluturimesh, afër Mazirit, më 22 shkurt.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *