Bota

Pamjet në Bucha tronditën botën, NATO mblidhet sot për Ukrainën

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të mblidhen në Bruksel për dy ditë bisedime mbi mënyrën më të mirë për të mbështetur Ukrainën në fazën tjetër të konfliktit.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se aleanca pret që Moska do të përpiqet të pushtojë të gjithë rajonin e Donbasit në lindje, me qëllim krijimin e një korridori tokësor nga Rusia në Krimenë e aneksuar. Por ai vazhdon të këmbëngulë se asnjë trupë apo avion i NATO-s nuk do të dërgohet për të luftuar në Ukrainë.

Lexo më shumë  Me çfarë tarifash Trumpi po kërcënon Kinën, Kanadanë dhe Meksikën?

SHBA dhe BE do të vendosin sanksione shtesë ndaj Rusisë sot mes akuzave për krime lufte në qytetin Bucha. Imazhet e varreve masive dhe trupave të civilëve të ekzekutuar në periferi të Kievit kanë tronditur botën, shkruan BBC.

Uashingtoni thotë se do të ndalojë investimet e reja në Rusi dhe do të vendosë sanksione të mëtejshme ndaj institucioneve financiare ruse. Thuhet se po shqyrton masat që synojnë dy vajzat e Putinit dhe bankën më të madhe të Rusisë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Trump kërcënon BE-në me tarifa nga 1 shkurti
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *