Bota

PAMJET/ Bie dëborë në shkretëtirën e Saharasë

Në Sahara ka rënë dëborë duke zbardhur dunat e famshme të rërës ngjyrë portokalli. Temperaturat ranë nën zero në qytetin algjerian Ain Sefra, duke siguruar kushtet perfekte për reshje bore.

Besohet që kjo të jetë hera e 7-të në 40 vitet e fundit që reshjet e bardha kanë rënë në këtë zonë. Hera e fundit ndodhi në janar të vitit të kaluar.

Lexo më shumë  Ukrainasit goditën me dronë dy fabrika strategjike në Rusi

Përpara vitit 2016, hera e fundit që binte borë në Ain Sefra ishte në vitin 1979, por në dekadën e fundit është bërë më e shpeshtë.

Qyteti, i njohur si “Porta për në Shkretëtirë”, është i vendosur në skajin verior të Saharasë, pranë maleve Atlas, duke ofruar kushtet perfekte për këtë fenomen.

Megjithatë, sado emocionues të jetë moti për banorët, reshjet sollën vetëm një sasi të vogël bore e cila pritet të shkrihet po aq shpejt sa ra. 

Lexo më shumë  Wadephul: BE-ja duhet të braktisë parimin e unanimitetit

Rruga Press

YouTube player