KryesoreLajme

Pamje tronditëse: Thethi blindohet si në luftë në kulmin e sezonit turistik

Aksioni i Inspektoriatit të Kontrollit të Ndërtimit (IKMT) në Theth, i udhëhequr nga qeveria e Edi Ramës, ka vijuar dhe këtë ditë, ndërsa forcat e rendit kanë rritur perimetrin e sigurisë pas incidenteve të djeshme.

Për të garantuar vazhdimësinë e operacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje, janë dërguar forca të shumta policie në terren, ndërkohë që aksioni për të shkatërruar 120 objekte ilegale ka sjellë tensione të mëdha.

Incidentet e djeshme, ku u hodh një molotov drejt forcave të rendit, kanë rritur shqetësimet për dhunën dhe përplasje të mundshme mes banorëve dhe policisë.

Fatmirësisht, nuk pati të lënduar, por tensionet mbeten të larta. Autoritetet kanë shtuar masa sigurie, duke dërguar nëntë furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponjave për të ruajtur rendin.

Lexo më shumë  Orav: Ligji për të Huajt frymëzim për BE-në dhe dinamika të reja për Kosovë

Banorët e Thethit akuzojnë qeverinë për një ‘sulm’ të planifikuar ndaj një nga zonat më të pasura natyrisht dhe kulturotisht të Shqipërisë. Ata kërkojnë një zgjidhje më të balancuar që të ruajë interesat e turizmit dhe jetesës lokale, ndërkohë që të sigurojë përmbushjen e ligjit për ndërtimet pa leje.

Qëllimi i këtij aksioni, që duket se është i orientuar për të arritur një “pastrim” të zonës, ka sjellë një përplasje të hapur mes autoriteteve dhe komunitetit të Thethit, i cili tani po përballet me pasojat e politikave e qeverisë.

Lexo më shumë  Muja në Ditën e Pyjeve: Do të pyllëzojmë rreth 97 hektarë tokë

Rruga Press

YouTube player