BotaKryesore

PAMJE TE RËNDA/ Federalët amerikanë vrasin një grua që nuk ndali makinën

YouTube player

Një grua 37-vjeçare u qëllua për vdekje nga një agjent i Shërbimit Amerikan të Imigracionit dhe Doganave (ICE) në Minneapolis të SHBA. Rrethanat e vrasjes së gruas janë ende të paqarta. Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare tha se gruaja u përpoq të shtypte oficerët e ICE me makinën e saj.

Një video e incidentit u publikua nga “New York Post” dhe po bën xhiron e mediave sociale. Aty duken agjentët e ICE që i afrohen një makine “Honda Pilot” dhe urdhërojnë shoferin të dalë nga automjeti pasi i bllokuan rrugën. Një nga agjentët përpiqet të hapë derën. Drejtuesja tenton fillimisht të ecë mbrapsht dhe më pas përpiqet të niset përpara, por një agjent tjetër i ka dalë para. Agjenti shmang makinën, kthehet dhe qëllon drejt shoferes.

Lexo më shumë  Lëvizja Vetëvendosje arrin në 51%, Kurti merr mbi 400 mijë vota, politikani më i votuar në Kosovë

Makina e saj të përplaset më pas me një automjet të bardhë të parkuar aty pranë në anë të rrugës. Pas të shtënave, një grua bërtet vazhdimisht: “Jo! Jo! Çfarë dreqin…? Çfarë dreqin… bëtë? Ju jeni kriminelë të dreqit!”

Sipas Shefit të Policisë Brian O’Hara, gruaja ishte në makinën e saj duke bllokuar trafikun në Portland Street. Një oficer federal iu afrua, por “ajo tentoi të largohej”. Ai tha se të paktën dy të shtëna u qëlluan. Hetimi po kryhet nga FBI dhe Byroja e Hetimeve Penale e Minesotës, shtoi ai.

Kryebashkiaku Jacob Frey u tha gazetarëve se ishte “i frikësuar” nga veprime të tilla nga oficerët e ICE-së në qytet. “Ata po shkatërrojnë familjet, po shkaktojnë kaos në rrugët tona”, – shtoi ai. Ai tha se nevojitet një hetim, por nuk është i sigurt se si do të vendoset drejtësia. Ai shtoi se sipas mendimit të tij, personi që u vra nuk po përpiqej të “godiste askënd”.

Kryebashkiaku akuzoi autoritetet federale se “po përpiqen ta portretizojnë këtë si një akt vetëmbrojtës” duke shtuar se e kishte parë videon e incidentit. “Ky ishte një agjent që përdori pushtetin e tij në mënyrë të pamatur, duke shkaktuar vdekjen e dikujt”, – tha ai.

Lexo më shumë  Shkarje masive, mbyllet aksi Qukës–Qafë Plloçë, rruga e inaguruar nga Rama-Balluku

Administrata Trump ka dërguar 2 000 agjentë federalë shtesë në Minneapolis javët e fundit në përgjigje të akuzave për mashtrime me ndihmat sociale në këtë shtet. Vendosja, e cila filloi të dielën, është një nga më të mëdhatë e personelit të Departamentit të Sigurisë Kombëtare në një qytet amerikan në vitet e fundit. 

Rruga Press

YouTube player