BotaKryesore

Pamje të reja të sulmeve ndaj Iranit. Raketat shihen teksa fluturojnë mbi territorin irakian drejt Teheranit

Izraeli së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nisur një fushatë ajrore ndaj Iranit.

Tashmë janë publikuar disa video në rrjetet sociale teksa shihen disa objekte të sulmuara në Teheran, shkruan timesofisrael.

Pak para se sulmet izraelite dhe amerikane të fillonin të shkaktonin shpërthime në Iran, në rrjetet sociale u publikua një video që pretendonte të tregonte raketa që fluturonin afër sipërfaqes mbi Irak.

Lexo më shumë  Shembja Librazhd – Përrenjas, riparimi kërkon disa muaj

Shërbimet izraelite të inteligjencës dhe ato ushtarake vlerësojnë se në një afat shumë të shkurtër pritet një kundërsulm masiv ndaj Izraelit, i cili mund të përfshijë tufa dronësh dhe raketa balistike.

Nëpër qytetet izraelite tashmë dëgjohen sirenat që paralajmërojnë rrezik nga ajri.

Lexo më shumë  Shifrat e frikshme të shpopullimit: Për 4 vjet kanë ikur nga Shqipëria mbi 180 mijë veta

Ndërkohë, burime nga terreni raportojnë se në kryeqytetin e Iranit, Teheran, po dëgjohen shpërthime të fuqishme, çka tregon se goditjet izraelite në territorin iranian tashmë janë në zhvillim. 

Rruga Press

YouTube player