Pamje të frikshme kur thyhet krahu i Robyn Machado duke tentuar t’i ngritë 170 kilogramë
Ky është momenti kur një ngritje peshe i theu krahun duke u përpjekur të çonte afro 170 kilogramë.
Krahu i Robyn Machado u dorëzua gjatë setit pavarësisht se kishte ngritur me sukses pesha më të rënda më parë.
Videoja është relizuar në mars të vitit 2020, por u rishfaq në llogarinë e saj në TikTok së fundmi me 35-vjeçaren duke shpjeguar më shumë rreth lëndimit.
Kur dikush komentoi duke e quajtur atë ‘shumë të dobët’ dhe ‘budallaqe’ edhe për të menduar se mund ta bënte këtë, Robyn u përgjigj me një video që tregonte se ajo ishte duke u çuar 200 kilogramë.
Madje ka klipe që tregojnë se ajo pas lëndimit të pësuar në mars, ishte rikuperuar dhe kishte nritur pesha edhe mbi 300 kilogramë.
Videoja e cila është realizuar gjatë një gare dhe tregon Robin duke ngritur peshën përpara se të përkulej, shfaq pamje të ndjeshme.
Me tre vëzhgues që qëndruan pranë saj, ajo fillon të ulet përpara se të dëgjohet një kërcitje që është momenti kur Robyn fillon të bërtasë dhe të shikojë krahun e saj të majtë.
Ajo theu kockën e krahut dhe kishte nevojë më pas për një operacion, i cili pasoi me ngjitjen e tetë shufrave metalike në krah.
Rruga Press