Lajme

Pamje shqetësuese nga Bosnja: Njësitet speciale të RS-së stacionohen pranë Shkollës së Mesme në Srebrenicë

Po vazhdojnë të qarkullojnë disa video nga Srebrenica, në ditën kur në asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot në orën 16:00, sipas kohës sonë, për rezolutën e propozuar për shpalljen e 11 korrikut si Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë.

Banorët e atij qyteti po shpërndajnë pamje të xhandarmërisë serbe atje. Portali boshnjak Istrag.ba ka publikuar video.

Lexo më shumë  Ushtarët italianë në KFOR, të gatshëm për t’u përgjigjur ndaj situatave të papritura

Sipas tyre, autoblindat dhe trupat e policisë tashmë janë stacionuar në qendrën e shkollës së mesme “Srebrenica”.

“Njësitet speciale të MPB-së së RS-së janë dislokuar pranë Qendrës së Shkollës së Mesme në Srebrenicë”, thuhet në njoftim.

Prezenca e tyre vjen veç një ditë pasi lideri serb i BeH-së tha se dita e sotme do të kalojë në mënyrë paqësore.G.E.

Rruga Press

YouTube player