Pamje që ngjajnë me ‘një botë apokaliptike’, pas ngjarjeve të jashtëzakonshme të motit në Dubai
Familje të shumta nxituan të ikin nga Dubai mbrëmë pasi përmbytjet e përhapura vazhduan të pushtojnë qytetin.
Sipas mediave të huaja, pamjet nga brenda aeroportit – më i ngarkuari në botë për udhëtime ndërkombëtare – treguan pasagjerët duke fjetur në dysheme ndërsa prisnin fluturimet për jashtë vendit, pasi dhjetëra të tilla u ndaluan pas shiut të rrëmbyeshëm.
Disa raporte sugjeruan se njerëzit po largoheshin nga terminali, pas “mbipopullimit” brenda, pasi qindra udhëtarë kërkonin t’i shpëtonin kaosit.
Dëshmitarët në aeroport thanë se nuk kishte mbetur asnjë vend bosh në zonën e pritjes.
Gjithsej 17 fluturime hyrëse dhe dalëse u anuluan gjatë mëngjesit dhe tre u devijuan, thuhet në një deklaratë të Dubai Airports.
Operacionet në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait (DXB) u pezulluan më vonë për 25 minuta të martën për shkak të një stuhie intensive, tha aeroporti në një deklaratë.
Ndërkohë, jashtë mureve të aeroportit, pamjet nga të bllokuarit në kushtet e ujërave të shumtë kanë shpërndarë video dhe imazhe që ngjajnë me një botë apokaliptike.
Makinat e braktisura janë lënë për t’u larguar më vonë pasi ato mbeten të zhytura në rrugët e përmbytura shumë.
Veç këtyre, edhe qindra ndërtesa dhe dyqane janë përfshirë nga ujërat.
Kushtet e paqëndrueshme të motit pritet të vazhdojnë në rajon deri të mërkurën, tha Qendra Kombëtare e Meteorologjisë e Emirateve të Bashkuara Arabe.
Duket se ende nuk ka shenja të ndonjë sqarimi rreth të dhënave të shkatërrimit, pasi autoritetet e qytetit këshillojnë njerëzit të qëndrojnë në shtëpi derisa të përfundojë ‘ngjarja e jashtëzakonshme e motit’.
E Qendra Kombëtare e Meteorologjisë gjithashtu ‘i bëri thirrje banorëve të marrin të gjitha masat paraprake dhe të qëndrojnë larg zonave të përmbytjeve dhe ujit të akumuluar’.
Rruga Press