Bota

Pamje nga tërmeti i dytë në Turqi, shkon në mbi 1,500 numri i víktímave

Një tërmet tjetër e ka goditur Turqinë sot pas tërmetit 7.8 shkallësh të Rihterit që e ka goditur në mëngjes.

Më poshtë gjeni pamjet e tërmetit të dytë, që raportohet të jetë 7.5 shkallë të Rihterit, që janë kapur nga një transmetim i drejtpërdrejtë në Turqi.

Të paktën 1,504 persona kanë vdekur në Turqi dhe Siri dhe mijëra të tjerë janë plagosur, pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.8 ballë që tronditi Turqinë jugore herët të hënën.

Lexo më shumë  Japonia parakalon Kinën dhe SHBA-në, krijon super panelin që do të gjenerojë më shumë energji se 20 reaktorë bërthamorë

Në Siri, gjithsej të paktën 592 njerëz kanë vdekur, duke përfshirë 371 kryesisht në rajonet e Aleppo, Hama, Latakia dhe Tartus, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve siriane SANA, e cila gjithashtu raportoi 1,089 të plagosur.

Ndërkohë, grupi “Helmetat e Bardha”, i njohur zyrtarisht si Mbrojtja Civile e Sirisë, raportoi gjithashtu të paktën 221 vdekje dhe 419 të plagosur në zonat e kontrolluara nga opozita në veriperëndim të Sirisë.

“Qindra mbeten të bllokuar nën rrënoja” – shtuan Helmetat e Bardha në Twitter.

Në Turqi, të paktën 912 persona kanë vdekur dhe 5,385 persona janë plagosur, tha presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, në një fjalim televiziv të hënën.

Lexo më shumë  Për herë të parë në histori, Gjykata Penale Ndërkombëtare ka ndërtuar një çështje ndaj abuzimit të grave dhe vajzave

Ekipet e shpëtimit po punojnë nëpër rrënojat e ndërtesave të shembura për të gjetur të mbijetuarit, ndërsa NATO, BE dhe 45 vende kanë ofruar ndihmë pas katastrofës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *