KryesoreLajme

Pamje nga takimi i Osmanit me Kurtin, Krasniqin, Abdixhikun dhe Haradinajn

Ka nisur takimi mes presidentes Vjosa Osmani dhe liderëve të partive politike pas dështimit për të disatën herë të konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

Sipas fotografisë të siguruar nga madiat në Kosovë në takim shihen liderët e partive politike të ulur afër dhe përballë njëri tjetrin.

Në këtë takim po marrin pjesë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i PDK-së, Memli Krasniqi, LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Lexo më shumë  Kurti në takimet rajonale të Inteligjencës Financiare: Ka progres në luftimin e krimit të organizuar

Ndryshe, Kosova ndodhet në ngërç institucional pas zgjedhjeve të fundit parlamentare të 9 shkurtit 2025. Pavarësisht 16 tentimeve për të konstituuar Kuvendin, procesi ka mbetur i bllokuar për shkak se deputetët nga radhët e partive të vogla nuk po plotësojnë votat e mjaftueshme për zgjedhjen e kryeparlamentares, Albulena Haxhiun.

YouTube player

Lexo më shumë  Shqipëria dhe Bosnja, me nivelin më të ulët të shpenzimeve për kërkim-zhvillim në Europë