Paloka: U vodh edhe shtëpia e Elisa Spiropalit, por u tregua më e zgjuar!
Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se edhe Elisa Spiropali, Ministre për Parlamentin ka rënë pre e vjedhjes së shtëpisë së saj, por nuk e ka denoncuar atë.
Mesazhi i Palokës në Facebook vjen pas arrestimit të pastrueses Rozeta Dobi, e cila kishte qindra mijëra euro të vjedhura në shtëpinë e saj, duke qenë e njohur si pastruese e shtëpive të zyrtarëve të lartë shtetërorë.
“Elisa u tregua me e zgjuar; kur vodhen ne shtepine e saj disa vite me pare (per koncidence ishte po janar), e mbajti pothuajse te fshehte. “Pothuajse” …se edhe miqte e ngushte tregojne nje dite…! Tregojne Elisa…” shkruan Paloka në rrjetet sociale.
Rruga Press