Lajme

‘Pallati nuk po ndërtohet’, banorët protestojnë para bashkisë në Durrës: Na vonojnë edhe bonuset

Teksa sot bëhen dy vite nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit 2019, banorët e lagjes nr.7 në Durrës janë ngritur të protestojnë.

Ata janë mbledhur këtë mëngjes para bashkisë së Durrësit dhe kërkojnë të ndërtohet pallati i tyre, i cili është prishur.

“Qëllimi i kësaj proteste është për pallatin. Ka dy vjet që është prishur dhe akoma nuk kemi marrë një përgjigje se kur do të ndërtohet. Është e treta herë që dalim në protestë.

Asnjë nga këta në bashki nuk kemi mundur të takojmë. Thonë do të futet në listë pallati juaj. Herën e fundit thanë do merret në shqyrtim. U bënë dy mbledhjet e bashkisë dhe pallati jonë nuk ishte,” shprehet një banore.

Lexo më shumë  Tentuan kalimin ilegal të kufirit, pesë shtetas të Serbisë u shoqëruan në polici

Një tjetër, thotë se kanë probleme edhe me bonuset e qirasë, pasi ua vonojnë.

“Halli jonë i të gjithëve, bëhet fjalë për pallatin 837. I kërkojmë kryeministrit të vërë dorën në zemër, të shikojë dosjen tonë dhe të procedohet sa më shpejt.

Fondet nga jashtë kanë ardhur për ne. Kërkojmë të drejtën tonë legjitime. Rama duhet të na e kishte dhënë dhe jo të tallet me ne. Vonesat e tyre janë të pakuptimta. Përgjigjen nuk ka fonde shteti. Ku shkojnë këto fonde? Kemi probleme edhe me bonuset e qirasë”, shprehet ajo për Abc News.

Lexo më shumë  Policia e Kosovës parandalon kontrabandën, kap një kamion me mallra nga Serbia

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *