Bota

Palestinezët shmangin ‘robot-bombat gjigante’ në përpjekje të dëshpëruara për të ikur nga qyteti i Gazës

Artikull nga The Independent, përkthyer nga Rruga Press

Automjete të blinduara të mbushura me eksplozivë e të komanduara në distancë janë terrori më i ri që përshkruajnë palestinezët, teksa forcat izraelite avancojnë më thellë më shumë në qytetin e Gazës.

Familjet të panikosura që përpiqen të ikin nga vala e sulmeve izraelite në qytetin e Gazës tregojnë se po përballen me “robot-bomba gjigante”, ndërsa forcat izraelite shtyjnë përpara në qendrat urbane të qytetit.

Ushtria izraelite vazhdoi për ditën e dytë ofensivën e saj të gjerë e të dënuar nga shumë vende në qytetin më të madh të Rripit, duke thënë se tanket dhe avionët e tyre kanë goditur mbi 150 herë gjatë ditëve të fundit.

Sulmet e pandalshme ajrore e me tanke në 24 orët e fundit kanë vrarë të paktën 16 persona dhe kanë goditur spitalin e vetëm specialistik për fëmijë në Gaza, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze që thonë se numri i të vdekurve në enklavë ka arritur pothuajse në 65,000 që nga tetori 2023.

Në terren, familjet e mbetura të bllokuara në qytetin e Gazës thonë se po detyrohen të shmangin automjete të blinduara të mbushura me eksplozivë dhe të komanduara në distancë – makina të pajisura që mediat izraelite pretendojnë se ushtria po i përdor tani si pjesë të ofensivës tokësore.

“U zgjuam sot me tinguj të tmerrshëm nga këto bomba robot gjigante që shpërthyen në lagjet dhe rrugët e Gazës, duke shkaktuar shkatërrim masiv,” tha Hussein Mansour, 55 vjeç, i cili ka mbetur në qytetin e Gazës duke lutur për armëpushim, pasi ishte shumë e shtrenjtë të evakuonte gruan dhe fëmijën e tij.

Autoritetet palestineze vlerësojnë se qindra mijëra njerëz ende mund të jenë në qytetin e Gazës pavarësisht urdhërave të masës për evakuim nga Izraeli: shumë prej tyre nuk mund të përballojnë 600 dollarët që tani kushton të marrësh një automjet për të shkuar drejt jugut.

“Këto bomba robot zakonisht shpërthejnë në orën 4 të mëngjesit, janë jashtëzakonisht të frikshme për të gjithë, veçanërisht për fëmijët,” shtoi ai.

Jenin Raffia, 23 vjeç, nënë që kujdeset për një familje me tetë anëtarë, gjithashtu përshkroi automjetet e pashkelura nga njerëz, duke thënë se “20 robotë të mbushur me mina” ishin shpërthyer në lagjen ku po strehohej, duke fshirë pjesë të tëra të zonës.

Ajo tha se rruga kryesore për të dalë nga qyteti i Gazës përgjatë bregdetit ishte e mbushur me makina, kamionë dhe karroca me gomarë.

Lexo më shumë  Mbi 80.000 ushtarë izraelitë po trajtohen për çrregullime psikologjike që nga fillimi i luftës
Rrugëdalja kryesore nga Qyteti i Gazës përgjatë bregdetit ishte shumë e mbushur me makina, kamionë dhe karroca me gomarë për të dalë (REUTERS)

“Po përpiqemi të largohemi nga qyteti i Gazës prej më shumë se një jave me çdo mjet transporti, qoftë me makinë apo traktor, por aktualisht nuk ka mjete të lira,” shtoi ajo e dëshpëruar.

“Një shofer na tha se radha jonë do të vinte pas tre ditësh. Situata është katastrofike.”

Mediat izraelite kanë raportuar se Komanda Jugore e Izraelit ka nisur përdorimin e modeleve të vjetruara M113 të transportuesve të blinduar, të cilët më pas i pajis me eksplozivë dhe i bën të komandueshëm në distancë, në përpjekje për të reduktuar humbjet e ushtarëve, teksa numri i tyre është rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit.

Burime të sigurisë, duke folur për gazetën Maariv, thanë se ushtria i quan këto krijime “APC vetëvrasëse” dhe përdorimi kryesor i tyre është për rrëzimin e ndërtesave të mëdha. Ato ngarkohen me disa tonë eksplozivë, që vetëm një shpërthim të krijojë një “valë tronditëse jashtëzakonisht të fuqishme”. The Jerusalem Post raportoi se ushtria izraelite e ka trefishuar përdorimin e këtyre mjeteve të blinduara të mbushura me bomba në ofensivën aktuale.

Një transportues i blinduar personeli (APC) izraelit manovron në anën izraelite të kufirit me Gazën, Izrael, më 19 gusht 2025. Versione më të vjetra të këtyre APC-ve po përdoren si pajisje shpërthyese me telekomandë, sipas mediave izraelite (Reuters)

The Independent i kërkoi ushtrisë një koment, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vazhduar me ofensivën e tij të diskutueshme, pavarësisht dënimeve nga liderë botërorë që po shtojnë thirrjet për armëpushim dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Kjo vetëm sa u shtua pasi një hetim i Kombeve të Bashkuara përfundoi këtë javë për herë të parë se Izraeli ka kryer gjenocid në Gaza.

Të mërkurën, Papa Leo – papa i parë amerikan – bëri thirrje për armëpushim gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore në Vatikan. Komisioni Europian gjithashtu propozoi pezullimin e marrëveshjeve të tregtisë së lirë për mallrat izraelite, ndonëse masa ende nuk ka mbështetjen e mjaftueshme nga vendet anëtare të BE-së për t’u miratuar.

Ka pasur gjithashtu presion të shtuar brenda vetë Izraelit, ku grupi më i madh që përfaqëson familjet e pengjeve zhvilloi një protestë para rezidencës së Netanyahut në Jerusalem. Më shumë se 250 persona u kapën nga militantët e Hamasit, të cilët gjithashtu vranë 1,000 njerëz gjatë sulmit të tyre të përgjakshëm të 7 tetorit 2023 në jug të Izraelit.

Të paktën 48 mbeten ende në Gaza, megjithëse besohet se më pak se gjysma janë gjallë.

Para rezidencës së Netanyahut, anëtarët e familjeve me megafon iu lutën kryeministrit që të pranonte një marrëveshje të menjëhershme për pengjet, duke u frikësuar se ofensiva në qytetin e Gazës do të ishte një dënim me vdekje për të afërmit e tyre.

Lexo më shumë  Zhivkoviq: Regjimi i Vuçiqit përmes BIA-s po përdor përgjime ilegale për të ruajtur pushtetin
Macabit Mayer, tezja e Galit dhe Ziv Berman, bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm jashtë rezidencës së Netanyahut në Jerusalem (Krediti: Tanya Zion-Waldoks / Forumi i Familjes së Pengjeve)

Macabit Mayer, halla e Gali dhe Ziv Berman, binjakë 28-vjeçarë të marrë nga Kafr Aza, i tha Netanyahut:
“Gjithë ditën mburresh për vrasje dhe shkatërrim. Rrëzimi i ndërtesave në Gaza – mbi kë po i rrëzon këto ndërtesa?

“A mos vallë tani po i rrëzon mbi Gali e Ziv dhe mbi të gjitha shpirtrat që kanë mbetur atje – të gjallët dhe të vdekurit?”

Anëtarë të tjerë të familjeve iu lutën Presidentit amerikan Donald Trump, aleatit më të madh të Izraelit dhe furnizuesit më të madh të armëve, që të ndërhynte.

Trump zbriti në Mbretërinë e Bashkuar të mërkurën, ku Sir Keir Starmer po përballet me presion në rritje për të ngritur çështjen e ofensivës së re të Izraelit gjatë vizitës së tij të dytë shtetërore në Britani.

Lideri i Liberal Demokratëve, Sir Ed Davey, përdori ardhjen e presidentit për të bërë thirrje për veprim mbi situatën e përshkallëzuar në Gaza, duke thënë se ai po bojkotonte një darkë në Kështjellën Windsor me presidentin amerikan në shenjë proteste.

“Mendimi im është se Presidenti Trump është i vetmi person në botë që mund të ndalë këtë katastrofë humanitare. Ai mund të telefonojë kryeministrin Netanyahu dhe të ndalë luftën e vrasjet e të sjellë ushqim, dhe mund të telefonojë qeverinë e Katarit dhe qeveritë në Gjirin Persik për t’i detyruar Hamasin të lirojë pengjet.”

ORIENTE MEDIO-GUERRAS-ARQUEOLOGÍA (AP)

Organizata Medical Aid for Palestinians tha se ushtria izraelite ka sulmuar spitalin Al-Rantisi në qytetin e Gazës – i vetmi spital specialistik për fëmijë në Gaza, që ofron kujdes jetik për fëmijë me kancer, dështim të veshkave, sëmundje të frymëmarrjes dhe të aparatit tretës.

Ushtria shpalli të mërkurën se do të hapte një rrugë të dytë për të dalë nga qyteti i Gazës në qendër të Rripit, pasi rruga e vetme aktuale përgjatë bregdetit është e bllokuar nga njerëzit që po ikin.

Por familjet e bllokuara thanë se kishin shumë frikë të kalonin nga rruga që kalonte nëpër pozicionet ushtarake izraelite.

“Unë patjetër nuk do të kaloj nëpër Salah al-Din, pasi ndodhet në një zonë të kuqe që tashmë është klasifikuar si e rrezikshme,” tha Mohammed Azzam, 38 vjeç, i zhvendosur nga Jabalia, baba i dy fëmijëve.

“Është një ndjenjë e frikshme për të gjithë, veçanërisht kur kalon me fëmijët dhe familjen në praninë e ushtrisë izraelite.”

YouTube player