Bota

‘Palaço’/Sherr mes Presidentit francez Macron dhe kryeministrit britanik, Johnson

Presidenti francez, Emmanuel Macron, duket se nuk është përmbajtur gjatë një bisede që ka zhvilluar me kryeministrin britanik, Boris Johnson, teksa e cilësuar këtë të fundit si ‘palaço’

Ka qenë revista politike, “Le Canard Enchaine”, e cila raportoi se Macroni ka thënë se Kryeministri britanik e ka qëndrimin e një vulgari.

Ky raportim erdhi pasi Presidenti francez u ankua për sjelljen e Johnsonit, pasi udhëheqësit biseduan me telefon pas përmbytjes së një varke me emigrantë në Kanalin Anglez, ku mbetën të vdekur dhjetëra persona.

Lexo më shumë  Anija ruse hyn në ujërat britanike, shteti del me paralajmërim për Putinin

Macroni u zemërua, pasi Johnsoni publikoi në internet një letër që ia kishte dërguar atij.

“Fola dy ditë me parë me kryeministrin Johnson në mënyrë serioze. Për pjesën time, vazhdoj ta bëj këtë, siç bëj me të gjitha shtetet dhe udhëheqësit. Befasohem nga metodat, kur ato nuk janë serioze. Ne nuk komunikojmë mes udhëheqësve për këto çështje me postime në Twitter ose letra që i bëjmë publike”, mësohet të ketë thënë Presidenti Macron.

Revista gjithashtu raportoi se Macroni për Johnsonin ka thënë:

Lexo më shumë  Mediat proqeveritare publikuan ditë më parë të dhënave personale të gazetarëve, BE-ja i bën thirrje Serbisë të garantojë lirinë e shprehjes dhe medias

“Është pikëlluese të shohësh një shtet të rëndësishëm, me të cilin do të mund të bënim numër të madh të gjërave, duke u udhëhequr nga një palaço. Po e pozicionon veten si viktimë dhe po e bën Francën fajtore. Ai përpiqet që situatat e thjeshta t’i shndërrojë në probleme të ndërlikuara. Ne kemi qenë në këtë pozicion nga marsi. Ai e ka bërë këtë për “luftën e sallamit”, për peshkimin, për çështjen e nëndetëseve”, raportohet të ketë thënë Presidenti francez.

Marrë nga The Guardian

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *