KryesoreOpinion/Aktualitet

“Pal Lekët vuajnë nga sindroma e Don Kishotit ”

Nga Lirim Gashi

Pal Lekët janë si ata që hapin ombrellën në dhomë nga frika se mos bie shi nga dushi i katit të sipërm. Imagjinata e tyre është aq e pakufijshme, sa edhe Ajnshtajni do t’i kishte zili – me një ndryshim të vogël: Ajnshtajni shpiku teorinë e relativitetit, ndërsa këta shpikin teorinë e absurditetit.

Marrim rastin e Martin Berishajt. Ai na paska lidhje me një bankë serbe! Pse? Sepse bankat sllovene dhe serbe bashkëpunojnë. Me këtë logjikë, edhe një piktor që përdor brushë kineze duhet të jetë agjent i Pekinit! Nëse Martin Berishaj do të kishte një qen rus, do të thoshin që ai leh në alfabet cirilik dhe jep sinjale për Putinin.

Humori anglez thotë: “Nëse nuk e kupton një ngjarje, të paktën bëje interesante.” Pal Lekët e kanë kuptuar këtë kaq mirë, sa çdo gjë që ndodh e kthejnë në aferë kundër qeverisë së Albin Kurtit. Një mace që kalon kufirin? Agjente sekrete e Kurtit. Një bidon me vaj në shtëpi? Rezervë strategjike e Albin Kurtit !

Lexo më shumë  Intervista e 1999-s e kryeministrit të ri francez: “Intervenimi i NATO-s në Kosovë, vendim i duhur”

Ajnshtajni tha një herë: “Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe budallallëku njerëzor – dhe për të parën nuk jam i sigurt.” Nëse do të kishte njohur Pal Lekët, nuk do të kishte më dilema.

Epopeja e tyre është si një film i Çarli Çaplinit, vetëm se mungon zemra dhe shpirti. Çaplini do të bënte njerëzit të qeshnin edhe duke rrëshqitur mbi lëvore bananeje; këta rrëshqasin mbi logjikën dhe prapëseprapë as vetë nuk qeshin.

Si mbyllet kjo farsë?

Pal Lekët duhet të mësojnë një gjë nga britanikët: Nëse do të shpifësh, të paktën bëje me stil dhe pak subtilitet. Por jo, këta janë si ato lavatriçet e vjetra: bëjnë zhurmë, por nuk i pastrojnë rrobat e tyre të fëlliqura nga feqet.

Lexo më shumë  Milanoviq: Të gjithë anëtarët e BE-së duhet ta njohin Kosovën

Afera e Rezervave së Shtetit është po aq e vërtetë sa ushtarët që pa Don Kishoti, të cilët më vonë dolën të ishin mullinj të erës.

E dija që Pal Lekët e kësaj republike janë hajdutët më profesionistë në të gjithë globin, por nuk e dija se janë edhe shpikës dhe konstruktorë më profesionistë të aferave të rreme se sa vetë agjentët e BIA-s.

Ata me siguri do ta quanin një grua postiere vetëm pse ajo i dërgon burrit të saj letra përmes postës.

Ata janë karikatura të papërfunduara të tipit horror, sepse gjithmonë mund t’ju shtohet nje detaj që vë edhe më shumë në pah natyrën e tyre krimogjene.

Rruga Press

YouTube player