Opinion/Aktualitet

Pakistani duhet të marrë hapa konkretë për mbrojtjen e grave nga dhuna

Fajësimi i viktimës është institucionalizuar, thotë Mariam Khan, dhe drejtësia shpesh sakrifikohet në altarin e ndikimit patriarkal

Fatkeqësisht, në Pakistan, nuk kemi ndonjë sistem mbështetës funksional. Mënyra se si trajtohen krimet ndaj grave nga shoqëria në përgjithësi, përfshirë ato që supozohet se mbrojnë gratë kërkon një rishqyrtim serioz.

Disa vjet më parë media nbuloi edhe historinë e Khadija Siddiqi, e cila u godit me thikë më shumë se 20 herë në mes të ditës, në Lahore. Kohët e fundit, burri që e sulmoi atë u lirua nga burgu më herët, në bazë të “sjelljes së mirë”, ku përfshihet dhurimi i gjakut, përfundimi i shkollës dhe diplomimi, si dhe mësimet e Kuranit.

Lexo më shumë  Shteti bektashi ka planifikuar rrëmbimin e Mësonjëtores së Korçës

Rasti i Khadijas nxjerr në pah sesi fajësimi i viktimave është institucionalizuar në vendin tonë dhe drejtësia shpesh sakrifikohet në altarin e ndikimit patriarkal. Në vend që ta trajtojë dhunën kundër grave si krim, narrativa e përgjithshme sillet rreth asaj se si gruaja duhet t’ia ketë sjellë vetes atë.

Ne duhet të ndryshojmë këtë narrativë, ta forcojmë ligjin dhe të ndërmarrim hapa konkretë për të ndërtuar një sistem mbështetjeje për të mbrojtur gratë kundër dhunës.

Lexo më shumë  Pozicionimi i Perëndimit ndaj Serbisë, qëndrimi i opozitës dhe  Sindromi i Fregolit

Mariam Khan

Lahore, Pakistan

©RrugaPress 

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *