Bota

Paketa amerikane 61 miliardëshe, Zelensky: SHBA është fener i demokracisë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy përshëndeti miratimin e Senatit të SHBA-së për një paketë ndihme prej 61 miliardë dollarësh për Ukrainën, si provë e rolit të Uashingtonit si një “fener i demokracisë”.

Në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram, ai tha se është “mirënjohës” për “ndihmën jetike për Ukrainën”, transmeton Telegrafi.

Lexo më shumë  Mes kërcënimeve nga Rusia dhe një tërheqje të mundshme të SHBA-së, NATO zhvillon stërvitjen më të madhe luftarake për 2025

“Ky votim përforcon rolin e Amerikës si një fener i demokracisë dhe udhëheqës i botës së lirë”, shtoi ai.

Administrata e presidentit Joe Biden tashmë po përgatit një paketë ndihme ushtarake prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën, e para e marrë nga projektligji, thanë dy zyrtarë amerikanë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Këtu përfshihen automjetet, municionet e mbrojtjes ajrore Stinger, municione shtesë për sistemet raketore të artilerisë me lëvizshmëri të lartë, municione artilerie 155 mm dhe armë të tjera që mund të përdoren menjëherë në fushëbetejë.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

Rruga Press

YouTube player