Pak para çastit final! Përbindëshi i deteve gllabëron prenë e tij
Një peshkaqen i madh i bardhë përgatitet të hajë vaktin e radhës në Guadalupe, Meksikë. Grabitqari i frikshëm i detit ka dhënë një shfaqje të vërtetë për kamerën e fotografit të guximshëm Euan Rannachan, i cili ka rrezikuar jetën e tij për të fiksuar imazhin perfekt.
Në fotografi duket momenti kur nofullat e fuqishme të përbindëshit të thellësive, hapen gati për të gllabëruar prenë e tij.
Megjithatë, pavarësisht këtij çasti sa madhështor aq edhe të frikshëm, pak para fotografisë perfekte, peshkaqeni duket sikur i buzëqesh objektivit të kamerës, ose të paktën, rrjeti ka dëshirën të besojë diçka të tillë.
Vetë fotografi i cili ishte zhytur i mbyllur në një kafaz, tregon se nuk kishte në asnjë çast frikë nga peshkaqeni, pavarësisht se ishte shumë pranë. “Peshkaqenët janë kuriozë, por jo agresivë ndaj nesh”, është shprehur ai.
Rruga Press