Pak orë nga çmimet “Oscar”, gara e tensionuar po afron, gjithçka gati për galanë e vitit 2022
Pak orë na ndajnë nga nata e madhe e Hollivudit, ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. Hollivudi është në ankth për të zbuluar nëse “CODA”, “The Power of the Dog” ose “Belfast” do të shpallen filmi më i mirë i vitit në “Oscars”.
Hollivudi është në ankth për të zbuluar nëse “CODA”, “The Power of the Dog” ose “Belfast” do të shpallen filmi më i mirë i vitit në “Oscars” të dielën dhe nëse audienca do të përfshihet me të vërtetë.
Ceremonia rikthehet këtë vit në Teatrin “Dolby” të Hollivudit, teksa protokollet e pandemisë e zhvendosën ceremoninë e vitit të kaluar në një stacion treni në qendër të Los Anxhelosit.
Rrjeti televiziv ABC shpreson për rikthim edhe në ritmet më të larta të viteve të shkuara. Galaja e vitit 2021 u ndoq nga një numër i vogël shikuesish, një rënie prej 56 për qind nga viti 2020.
Përpjekjet për të rifituarshikuesit përfshijnë një çmim të ri “Të preferuarin e fansave” të votuar në internet. Në garë janë “Spider Man: No Ëay Home” dhe Bond “No Time To Die”.
“Çdo shfaqje e çmimeve po kalon një moment delikat,” tha redaktori i çmimeve të filmit “Variety”, Clayton Davis, duke vënë në dukje se audienca në rënië është fenomen në të gjitha ceremonitë e dhënies së çmimeve.
“Unë mendoj se Oscars tani më në fund po provojnë diçka të re, duke parë se si mund të arrijnë një audiencë të re, këtë brez të ri TikTok.”
Mbrëmja do të përfshijë dhe skeçe komedi nga moderatoret Amy Schumer, Ëanda Sykes dhe Regina Hall.
Beyonce do të performojë këngën e saj nga filmi “King Richard”, ndërsa 007 do të interpretohet nga Billie Eilish, të dyja favorite në Oscars.
Rruga Press