KryesoreOpinion/Aktualitet

Pak freskim të memories!

Shkruan Xhevdet Pozhari

● Më 23 dhjetor, përfaqësuesit e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, votuan kundër certifikimit të Listës Serbe – partisë kryesore të serbëve në Kosovë që gëzon mbështetjen e Beogradit.

– Ndërkaq, përfaqësuesit e partive të tjera abstenuan.

● Më 25 dhjetor, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) anuloi vendimin e KQZ-së për moscertifikimin e Listës Serbe dhe e urdhëroi atë që ta certifikojë këtë parti.

– Lista Serbe e mirëpriti vendimin e PZAP-it dhe tha se vendimi i 23 dhjetorit ishte përpjekje “për eliminimin e Listës Serbe” nga procesi zgjedhor.

Lexo më shumë  Kurti e Nagavci shkojnë në Roganë, marrin pjesë në vendosjen e gurthemelit të çerdhes së re

Në këto zgjedhje, si kurrë më parë është sulmuar Albin Kurti. Asnjë fjalë nuk është thënë për Listën Serbe, përfaqësuesit e të cilës kanë qëndruar prapa sulmeve terro*iste. Për më tepër, përfaqësues të opozitës shqiptare i kanë reduktuar duke i quajtur “incidente të vogla”, ndërsa veprimet me Qeverisë dhe policisë i kanë krahasuar me kohën e Millosheviqit e Rankoviqit. Disa të tjerë, e shpallnin Kurtin njeri të Serbisë!

E, ndërkombëtarët duke e pa një opozitë që sulmon ashpër një kryeministër që u vu në mbrojtje të interesit shtetëror, një opozitë që ta krijon përshtypjen se më shumë e urren Kurtin sesa Vuçiqin, filluan të bëjnë atë që është e pritshme: ta shtojnë presionin mbi Kosovën.

Lexo më shumë  A janë bërë Shtetet e Bashkuara armiku i Evropës? 11 perspektiva transatlantike

Allahile, a doni mu kthjell naj herë dhe mos me leju që të tjerët me përfitu nga përçarja e brendshme?! Së paku kur në pyetje është interesi kombëtar! A kaq keq ju ka verbuar dëshira për pushtet, sa të veproni pa zgjedhur mjete?

E dhembshme se çfarë qenkemi në gjendje me bo na shqiptarët!

Rruga Press

YouTube player