“Paguajmë 66 euro për ton”, Ola Xama zbulon kostot shtesë të bashkisë së Tiranës për plehrat
Bashkia e Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj e ka mbrojtur projektin e inceneratorit me argumentimin se do t’u kushtonte më pak taksapaguesve të kryeqytetit. Gazetarja Ola Xama u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, se në fakt, sipas dokumenteve, kosto nga 29 euro për ton sa propagandon bashkia, ka vajtur në 66 euro, sepse janë edhe kostot e pastrimit.
“Rezulton që bashkia e Tiranës nuk paguan 29 euro për ton, por 66 euro për ton, sepse janë disa kosto të pastrimit të qytetit. Kur me tre të katërtat e pastrimit të Tiranës merret “Eco Tirana”, një kompani në bashkëpronësi në Verona, Itali, dhe një pjesë tjetër e ka një kompani private. Studimi i IFC-së ishte 37 euro për ton për menaxhimin e mbetjeve dhe pastrimin e qytetit. Këta thanë jo nuk e duam me 37 euro tonin se na del shumë i lartë dhe duam këtë me 29 euro tonin që është inceneratori i Tiranës që nuk ekziston. Por, po të shohim te buxheti i bashkisë së Tiranës, paguajmë 16 milionë euro të tjera nga buxheti i bashkisë për pastrimin e Tiranës. Plus 12 milionë euro për inceneratorin, janë 28 milionë euro në vit për plehrat”-tha Xama.
Rruga Press