Lajme

Pagesat e shpejta, BQK: Partneriteti strategjik me Bankën e Italisë shënon një moment historik për Kosovën

Guvernatori i Bankës Qendrore Kosovës (BQK), Ahmet Ismaili, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të Letrës së Qëllimit për projektin e pagesave të shpejta (Instant Payment) – TIPS Clone, e organizuar në kuadër të Takimeve Vjetore 2025 të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB).

Në njoftim thuhet se ceremonia shënoi nënshkrimin e Letrës së Qëllimit në kuadër të projektit rajonal për zhvillimin e sistemit të pagesave të shpejta, e cila u nënshkrua ndërmjet Bankës së Italisë, Bankës Qendrore të Kosovës, si dhe bankave qendrore të Shqipërisë, Malit të Zi, Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Maqedonisë së Veriut.

Lexo më shumë  Me dekret presidencial, Osmani i jep shtetësinë ish-ushtarit britanik të UÇK-së

“Nënshkrimi i kësaj Letre të Qëllimit është vazhdimësi e marrëveshjes së nënshkruar në muajin janar të këtij viti por tani duke përfshirë edhe Bankën Qendrore të Maqedonisë së Veriut. Banka e Italisë, me aprovimin e Këshillit Drejtues të Bankës Qendrore Evropiane, si zhvilluese dhe operatore e sistemit të pagesave të shpejta të Eurosistemit (TIPS), po ndërton sistemin TIPS Clone për të ofruar këtë infrastrukturë edhe për disa vende të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se ky projekt përfaqëson iniciativën më të rëndësishme infrastrukturore dhe strategjike të BQK-së, duke kontribuar në realizimin e objektivave dhe Planit Strategjik të institucionit.

YouTube player